Një oficer i Policisë së Kapitolit, i cili u plagos gjatë përleshjeve me protestuesit në Uashington DC ka vdekur, kanë njoftuar eprorët e tij, gjë që e çon në pesë numrin e viktimave lidhur me trazirat.
Oficeri, i identifikuar si Brian D. Sicknick, vdiq të enjten në mbrëmje, tha një deklaratë nga Policia e Kapitolit. Sipas departamentit, Sicknick u plagos ndërsa u përlesh fizikisht me protestuesit që sulmuan Kapitolin të mërkurën.
“Ai u kthye në zyrën e tij dhe ra përtokë. Ai u dërgua në një spital lokal ku nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.” – thuhet në deklaratën e policisë.
Është e paqartë se çfarë lëndimesh pësoi oficeri.
Departamenti lëshoi një deklaratë më herët të enjten në të cilën mohoi që ndonjë prej oficerëve të tij të kishte vdekur si rezultat i trazirave. Ajo pranoi që disa nga oficerët e saj ishin plagosur dhe shtruar në spital, por askush nuk kishte ndërruar jetë.