Britania e Madhe ka vendosur rregulla të rrepta për personat që duan të hyjnë në këtë vend.
Të gjithë udhëtarët duhet të dorëzojnë testin negativ të tamponit lidhur me Covid-19. Ai duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë nga nisja e vendit të tyre.
Javët e fundit në Britani është zbuluar një lloj i ri i Covid-19 dhe një pjesë e mirë e vendeve europiane i kanë mbyllur udhëtimet nga dhe për në Britani. Kjo e fundit që nga data 1 janar nuk është më pjesë e BE-së.