Vendosni fjalën kyçe....

Nis shkarkimi i digave të hidrocentraleve në vend, frikë nga përmbytjet


Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka nisur shkarkimin e ujit nga digat e hidrocentraleve në Vaun e Dejës e Ulëz.

Kjo masë vjen për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë çuar në prurje të larta në lumenjtë që furnizojnë këto hidrocentrale.

Këto shkarkime kanë rritur prurjet në lumin Mat ndërsa ekziston rreziku që të ndikojë në përmbytjen e zonave që përshkohen nga rrjedha e tij në Mat e Kurbin.

Sipas kreut të KESH-it, Beci, situata po administrohet mirë dhe se nuk do ndikojë në përmbytjet duke qenë se shkarkimet janë të kontrolluara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *