Partia Demokratike ka denoncuar koncesionin e kalatës së Portit të Durrësit.
Kreu i degës së PD-së në Durrës, Xhaferri, tha nga Porti i Durrësit se qeveria ia ka dhënë koncesionin me vlerë dhjetëra milionë euro një kompania offshore, pronari i së cilës nuk dihet.
Ndërkohë që në garë ka qenë edhe një kompani që menaxhon Portin e Hamburgut, një nga portet më të mëdha në Europë. Xhaferri po kështu tha se kompania malteze është e njohur vetëm për faktin se drejtori i saj është hetuar për pastri parash.
Ai i drejtoi tre pyetje kryeministrit Rama ndërsa tha se dita e përballjes me ligjin për zyrtarët e korruptuar është e afërt.
“Kemi tre pyetje për kryeministrin Rama.
Kush e zotëron këtë kompani?
Çfarë fshihet pas kësaj kompania, pse nuk respekton detyrimin ligjor të tregojë kush janë përfituesit e këtyre të ardhura nëpërmjet koncesionit të kalatës së Portit të Durrësit?
Si ështëe mundur që ky aset i sigurisë kombëtare t’i jepet një kompanie që nuk i dihet pronari? Askush nuk pret përgjigje nga Rama pasi ai nuk ka dhënë përgjigje këto 8 vjet. Ne prsim përgjisgje nga SPAK. Dita që këta do shporren ga zyrat e shtetit dhe do përballen me drejtësinë po afron.” – tha ndër të tjera Xhaferri në denoncimin e tij.