Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytje në Lezhë e Fushë Krujë, dhjetëra banesa nën ujë, evakuohen banorët (Video)


Reshjet e dendura të shiut kanë nisur të shfaqin problemet e para serioze në vend. Ndër pjesët më të goditura të vendit janë Lezha e Shkodra, të cilat vit pas viti janë goditur nga përmbytjet.

Në Lezhë po mendohet zhvendosja e banorëve në disa zona për të shmangur rrezikun e jetëve të tyre.

Sipas kreut të bashkisë, Ndreu, në lagjen e spitalit ka pasur rrëshqitje dheu dhe do bëhet largimi i banorëve nga shtëpitë. Po kështu probleme ka pasur edhe në zonën e Zadrimës, Dajçit, Kakarriqit e Nënshkodrës, ku më herët pati një denoncim nga drejtuesi politik i PD-së, Bushati.

Në zonën e Fushë Krujës, pa pasur përmbytje në tokat bujqësore në Derven, Murqinë, Mallkuç, Bilaj e Ishëm. Në Murqinë lartësia e ujit ka arritur në mbi 70 centimetra dhe dhjetëra banesa kanë përfunduar nën ujë.

Reshjet kanë fryrë tej mase lumin Shkumbin ndërsa nuk raportohet ende për probleme të shfaqura gjatë rrjedhës së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *