Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti meksikan ofrohet të vaksinojë migrantët e paligjshëm në SHBA


Presidenti i Meksikës ka deklaruar se është gati të sigurojë vaksina kundër koronavirusit për migrantët e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara, shkruan Reuters.

Ky reagim i presidentit Andres Manuel Lopez Obrador vjen pasi guvernatori i shtetit amerikan të Nebraskës, tha se ata nuk do të vaksinoheshin për shkak të statusit të imigracionit.

“Është një e drejtë universale. Ne do ta bënim këtë.”– tha presidenti Andres Manuel Lopez Obrador në një konferencë shtypi, kur u pyet nëse Meksika do të vaksinonte migrantët e padokumentuar në Shtetet e Bashkuara, shumica prej të cilëve janë shtetas meksikanë.

Ai nuk dha hollësi se si qeveria e tij do të ekzekutonte një plan të tillë, ose cilët migrantë do të kualifikoheshin.

Komentet të martën në lidhje me punëtorët në fabrikat e paketimit të mishit në Nebraska nga guvernatori i shtetit Pete Ricketts, kishin provokuar kritika nga avokatët e shëndetit publik dhe migrantëve.

“Ju supozohet se jeni një banor i ligjshëm i vendit për të qenë në gjendje të punoni në ato impiante, kështu që nuk pres që emigrantët e paligjshëm të jenë pjesë e asaj vaksine me atë program.”- tha Ricketts në një konferencë për koronavirusin.

Instituti i Politikave të Migracionit me qendër në Uashington vlerëson se 11% e punëtorëve të paketimit të mishit në Nebraska dhe 10% e punëtorëve në të gjithë vendin, nuk kanë status të ligjshëm të imigracionit.

Roberto Velasco, një diplomat i vjetër meksikan iu përgjigj Ricketts duke e kritikuar për këtë qëndrim.

“Të privosh vaksinimin kundër Covid-19 të punonjësve thelbësorë të padokumentuar shkon kundër të drejtave themelore të njeriut”, shkroi ai në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *