Vendosni fjalën kyçe....

Rusia thumbon amerikanët: Këto janë punët tuaja, por votimin e keni defektoz


Zëdhënësja e së Ministrisë së Jashtme Ruse Maria Zaharova, komentuar mësymjen e mbështetësve të Donald Trump në Kapitol Hill ditën e certifikimit të Joe Biden si President i SHBA-ve.

Zaharova pyetjes “Si mund të komentoni protestat në Uashington?”, i është përgjigjur duke thënë se janë çështje të brendshme të SHBA-ve por nuk ka lënë pa thumbuar votimin në SHBA duke thënë se nuk i përgjigjet standardeve moderne demokratike.

Ngjarjet në Uashington janë një çështje e brendshme e Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë përsëri tërheqim vëmendjen ndaj faktit se sistemi zgjedhor në Shtetet e Bashkuara është arkaik. Ai nuk u përgjigjet standardeve moderne demokratike, duke krijuar mundësi për shkelje të shumta, ndërsa mediat amerikane janë bërë një instrument i luftës politike. Kjo ishte kryesisht arsyeja e ndarjes në shoqëri që tani vërehet në Shtetet e Bashkuara.

Ne urojmë që populli miqësor amerikan të përjetojë me dinjitet këtë moment dramatik në historinë e tij”-përcjell Ambasada Ruse në Tiranë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *