Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar problematika në disa qarqe të vendit ku pa pasur përmbytje dhe probleme me qarkullimin e mjeteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot se të gjitha rrugët janë të kalueshme pavarësisht problemeve të shfaqura për shkak të shirave të rrëmbueshëm.
Ajo bën thirrje që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes gjatë udhëtimit duke ulur shpejtësinë e respektuar sinjalistikën rrugore.
Njoftimi
📌Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare
Gjatë natës ka pasur reshje bore 🌨 në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë, grupet e punës kanë qenë në terren 🚜 rruga është e hapur 🛣 dhe qarkullimi vazhdon pa problem.
👉Në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut 🌧 ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, është ndërhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes 🚜 dhe po punohet akoma 👷 qarkullimi vazhdon normalisht.
👉Në rajonin jugor ka pasur reshje shiu me intesitet mesatar, si pasojë ka sjellëe rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh, është nderhyre menjeher për pastrimin e rrugëve pa krijuar probleme në qarkullim.
👉Në segmentin Qukës-Pishkash ka prurje të aluvioneve vazhdimisht 🚧 Po punohet për pastrimin e plotë të rrugës me mjete e punëtorë.
⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën ⛔️🚷