Vendosni fjalën kyçe....

Trump dënon ashpër sulmin ndaj Capitol Hill,  por ka një mesazh për mbështetësit: Udhëtimi ynë i sapo ka filluar (Video)


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dënuar sulmin ndaj ndërtesës së Kapitolit të SHBA-së, duke thënë se ai është ‘indinjuar’ nga ‘sulmi i egër’ ndërsa zotohet të mbikëqyrë një tranzicion të rregullt dhe pa probleme te demokrati Joe Biden.

Trump tha se protestuesit që hynë me forcë në Kapitol këtë javë kanë ‘ndotur vendin e demokracisë amerikane’, duke këmbëngulur që të gjithë të përfshirët do të ndëshkohen, në një videomesazh të postuar në Tëitter të enjten.

“Si të gjithë amerikanët, edhe unë jam indinjuar nga dhuna, paligjshmëria dhe sakatimi. Unë menjëherë çova Gardën Kombëtare në vend për të siguruar ndërtesën dhe për të dëbuar sulmuesit.” – tha ai.

“Atyre që u përfshinë në akte dhune dhe shkatërrimi ju them këtë: Ju nuk e përfaqësoni vendin tonë. Dhe atyre që shkelën ligjin ju them: Do të paguani.” – shtoi Trump.

Presidenti, megjithatë, shtoi se tani është koha për qetësi, duke thënë ‘zemërimi duhet të ftohet’ edhe kur ‘emocionet janë të larta pas zgjedhjeve intensive’.

Duke marrë një ton të pazakontë pajtues pas muajsh kontestimi të rezultateve të garës 2020, Trump tha se ai tani është përqendruar në ‘sigurimin e një tranzicioni të qetë, të rregullt dhe të qetë të pushtetit’ te presidenti i zgjedhur Joe Biden.

“Ky moment kërkon shërim dhe pajtim…Ne duhet të rigjallërojmë lidhjet e shenjta të dashurisë dhe besnikërisë që na lidhin së bashku si një familje kombëtare.” – tha ai.

Në fund të deklaratës Trump megjithatë pati një mesazh për mbështetësit e tij duke thënë se pavarësisht zhgënjimit që mund të kenë për humbjen e tij elektorale, ‘udhëtimi ynë i pabesueshëm sapo ka filluar’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *