Vendosni fjalën kyçe....

Avioni me mbi 50 pasagjerë në bord zhduket pas ngritjes nga Xhakarta


Një avion pasagjerësh me më shumë se 50 persona në bord është zhdukur menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti indonezian, Xhakarta.

Avioni ‘Boeing 737” i linjës ajore “Sriwijaya Air” humbi kontaktin gjatë rrugës për në Pontianak.

Uebfaqja për ndjekjen e fluturimit “Flightradar24.com” tha se avioni kishte humbur më shumë se 3,000m në lartësi në më pak se një minutë.

Më pas kanë qarkulluar në rrjet fotografi të mbeturinave të avionit.Një numër banorësh të një ishulli afër vendit ku avioni u zhduk, i thanë shërbimit indonezian të “BBC”-së se kishin gjetur objekte që mendonin se ishin nga aeroplani.

Ministria e transportit tha se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit ishin në proces.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *