Vendosni fjalën kyçe....

Baton Haxhiu shkarkohet nga “Abc News”, kalon në një televizion tjetër ende pa nisur punën tek i pari


Erdhi me bujë lajmi se analisti Baton Haxhiu do të zhvendosej në Shqipëri për të zhvilluar një program në televizionin “ABC News”.

Mirëpo po aq shpejt vjen lajmi se ai është shkarkuar dhe përzënë nga ky televizion.

Gazeta Mapo.al raporton se Haxhiu tanimë do të kalojë në EuroNews Albania për të realizuar programet e tij, të cilat deri më tani nuk ishin bërë me dije për publikun.

Po kështu sipas gazetës, përveç Haxhiut, edhe analisti tjetër Andi Bushati “kanë lidhur kontratë me këtë televizion për t’u shfaqur 3 herë në javë”.

Që në shtator doli lajmi se Baton Haxhiu së shpejti do të niste disa programe të reja me “ABC News Albania” duke u zhvendosur për të jetuar në Tiranë.

Ai thuhej se do të transmetonte çdo të enjte, në orën 21:00, një program politik me të ftuar, duke i bërë konkurencë Blendi Fevziut në “Tv Klan”. Po ashtu do të niste edhe dy programe të tjera për të cilat nuk u dhanë detaje. Por mesa duket këto plane u prishën ende pa nisur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *