Vendosni fjalën kyçe....

Droga në Skrapar/ Gjykata lë në burg 16 prej të dyshuarve, 7 të tjerët lirohen


Merret vendimi për 23 personat e arrestuar për drogën e sekuestruar pak ditë më parë në Skrapar.

Sot Gjykata e Posaçme Kundër krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masat e sigurisë për 23, 16 prej të cilëve janë lënë në”arrest me burg” dhe 7 të tjerë janë liruar. Prej këtyre të fundit, katër janë lënë në “arrest shtëpie” dhe 3 në “detyrim paraqitje”.

Një pjesë e të dyshuarve janë punonjës policie: Neritan Naska (Shef i Stacionit të Policisë Poliçan), Klement Zeqo, Bardhyl Çela, Astrit Duro. Si dhe funksionarë publikë: Edmond Zotkaj me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Tërpan, Fatos Lamaj, me funksion Kryeplak i fshatit Çorrogjaf.

Të dyshuarit:
1- Arben Lekli – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, ”Pastrimi i produkteve te vepres penale apo veprimtarisë kriminale”

2- Sefedin Dokaj – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”

3- Alban Bendo – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”

4- Fatjon Beshiri – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”

5- Anxhela Beshiri – arrest shtëpie, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”

6- Selfo Kaposhi – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”

7- Esmeraldi Kaposhi – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”

8- Zylyftar Zhurda – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”

9- Ilia Ballo – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”

10- Olgert Dusho – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

11- Elson Dusho – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

12- Teki Dusho – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

13- Fuat Dusho – “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

14- Enver Mucaj – “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer ne bashkëpunim

15- Altin Sula – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

16- Redian Shimi – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

17- Ilir Shimi – “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

18- Klement Zeqo – “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

19- Bardhyl Çela – “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

20- Astrit Duro – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

21- Neritan Naska – arrest në shtëpi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

22- Edmond Zotkaj – arrest në shtëpi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

23- Fatos Lamaj – arrest në shtëpi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *