Vendosni fjalën kyçe....

Elona Guri mesazh Nasip Naços nga Berati: Rrugën tonë s’mund ta pengojnë ‘pleqtë politikë’ pa ideale


Koordinatorja e LSI-së për Durrësin, Elona Guri ka shkuar sot në Berat ku është takuar me disa zyrtarë të kësaj force politike atje.

Ajo ka publikuar një foto në Facebook, ku përmes një mesazhi shënjestron në mënyrë indirekte të larguarin nga LSI-ja dhe anëtarin më të ri të PS-së, Nasip Naçon.

 “Rrugën tonë të ndryshimit dhe integrimit nuk mund ta pengojnë dot as ‘të fortët’, as të shiturit dhe as të blerët, aq më shumë të lodhurit dhe ‘pleqtë’ politikë pa asnjë ideal.

Jemi së bashku me çdo të ri, profesionist, grua, burrë, me çdo biznesmen të ndershëm që kërkojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Berat, në të gjithë Shqipërinë!”- shkruan Guri në foton ku shihet krah drejtuesit politik të LSI-së për Qarkun e Beratit, me Ardit Çelën, me doktor Blenard Nonaj dhe Silva Cakën.

Kujtojmë se pak ditë më parë ish-ministri dhe ish-deputeti i LSI-së Nasip Naço bëri të ditur se ishte bashkuar me Partinë Socialiste. “Sot do të shprehja edhe një herë qëndrimin tim se do të jem në krahë të majtës progresiste, ku Berati dhe Shqipëria nuk ka nevojë më për eksperimente politike.”- shprehej ai në një deklaratë për mediet krah Blendi Klosit.

Pak orë pas vendimit të Naços, për t’u bashkuar me PS-në është publikuar një material video i para disa muajve, ku shfaqet kryeministri Rama dhe ish-ministri tjetër i LSI-së, Lefter Koka, që të dehur i luten atij të bashkohet me ta.

Në këtë video, Koka përmend dhe Elona Gurin: “E ka vrarë Lona, i kanë thënë të vënë Elona Gurin para këtij…”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *