Vendosni fjalën kyçe....

Eugena Tomini: Këto janë efektet anësore dhe grupet që s’duhet ta bëjnë vaksinën anti-Covid


Drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini ka zbuluar efektet anësore të vaksinës kundër Covid-19.

Gjatë një interviste për televizionin “News 24”, Tomini tha se përsa i përket vaksinës së Pfizer, efektet anësore janë: dhimbje muskulare, temperaturë dhe një irritim në zonën ku aplikohet vaksina.

Po ashtu ajo bëri me dije dhe grupmoshat që përjashtohen nga injektimi i kësa vaksine.

 “Vaksina që është në aplikim Pfizer ka një irritim një temperaturë, dhimbje muskulare, një fryrje tëë gjendrave lifatike. Por në përgjithësi janë reaksione minimale. Ashtu siç ndodh edhe ne vaksinat tjera. Grupet që nuk do ta marrin janë fëmijët nën 16 vjeç, gratë shtatzënë dhe ato në laktacion që ushqejnë me gji fëmijët.”– tha Tomini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *