Vendosni fjalën kyçe....

“Hajdutët më pafat në botë” janë në Britani, njëri prej tyre telefonoi gabimisht policinë


Një grup hajdutësh të pafat në Britani janë krahasuar me hajdutët në filmin klasik të Krishtlindjeve “I vetëm në Shtëpi”, pasi njëri prej tyre ka telefonuar gabimisht policinë gjatë tentativës së tyre për grabitje.

Siç shkrunan Euroweeklynews.com, një zyrtar i Policisë në Staffordshire i quajti ata “hajdutët më të pafat të botës”.

Kryeinspektori John Owen tha se një nga grabitësit u ul aksidentalisht mbi telefonin e tij duke shtypur 999 (shërbimi i urgjencës në Britani) duke i mundësuar policëve të dëgjonin krimin në progress.

“Unë mendoj se sapo kemi arrestuar hajdutët më të pafat të botës”, shkroi Owen në Twitter. “Ndërsa po kryente një vjedhje, një nga hajdutët aksidentalisht është ulur në telefonin e tij dhe ka thirrur 999.”

Si shtoi se e kishin dëgjuar bisedën e hajdutëve deri në momentin kur patrulla i arrestoi ata.

Një histori e ngjashme ka ndodhur në Francë në vitin 2016, kur dy grabitës francezë të pafat u futën të armatosur në një pikë të “McDonald’s”,  vetëm për të zbuluar se 11 anëtarë të armatosur të një force paraushtarake elitare rastësisht po shijonin hamburgerët brenda.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *