Vendosni fjalën kyçe....

Kim Jong Un sfidon Joe Bidenin: SHBA-të armiku ynë më i madh


Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka bërë thirrje për armë më të përparuara bërthamore në vendin e tij ndërsa shtoi se Shtetet e Bashkuara janë “armiku ynë më i madh”.

Kim është shprehur se “politikat armiqësore” të Uashingtonit nuk do të ndryshonin pavarësisht se kush e drejton Shtëpinë e Bardhë, por heqja dorë nga ato politika do të ishte thelbësore për marrëdhënies e Koresë së Veriut me SHBA-në.

Kjo është hapur një sfidë e ashpër ndaj presidentit të zgjedhur Joe Biden vetëm disa ditë para se të merrte detyrën.

“Aktivitetet tona të jashtme politike duhet të përqendrohen dhe të ridrejtohen në nënshtrimin e SHBA-ve, armikut tonë më të madh dhe pengesës kryesore për zhvillimin tonë të përtërirë.”, tha Kim gjatë një kongresi të rrallë të partisë në Pyongyang, citon Reuters.

“Pavarësisht se kush është në pushtet në SHBA, natyra e vërtetë e SHBA-ve dhe politikat e saj themelore ndaj Koresë së Veriut nuk ndryshojnë kurrë.”– tha Kim, duke u zotuar të zgjerojë lidhjet me “forcat e pavarura anti-imperialiste”.

Kim tha se Koreja e Veriut nuk do të “keqpërdorë” armët e saj bërthamore, por vendi po zgjeron arsenalin e tij bërthamor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *