Vendosni fjalën kyçe....

Nancy Pelosi kërkon që të mbajë Donald Trumpin larg kodeve bërthamore


Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi është takuar me zyrtarë të kabinetit të nivelit të lartë, me qëllim për të siguruar kodet bërthamore të SHBA-ve.

Kjo me argumentin që të ndërmerren masa në mënyrë që presidenti aktual Donald Trump të mos ketë mundësi të urdhërojë ndonjë sulm dhe ajo  të “mbrojtë popullin amerikan” nga “sulmi i pabalancuar” i presidentit ndaj vendit.

Pelosi ka biseduar me gjeneralin Mark Milley me të cilin ka diskutuar për të ndaluar Trumpitn të ketë kodet bërthamore.

 “Situata me këtë president nuk mund të jetë më e rrezikshme dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur popullin amerikan, nga sulmet e tij të pabalacuara mbi shtetin dhe demokracinë tonë”, tha Pelosi në një letër që u dërgoi kolegëve të saj.

Trump do të largohet nga detyra në 20 Janar, por rivalët e tij janë të etur ta përzënë atë dhe më parë. Sidoqoftë, kjo do të kërkonte bashkëpunimin e Zëvendës Presidentit Mike Pence dhe një shumice të kabinetit të presidentit. Ndërsa Pence pranoi fitoren elektorale të Presidentit të zgjedhur Joe Biden të mërkurën, ai nuk shprehu interes për të hequr Trump nga detyra përpara përfundimit të mandatit të tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *