Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk do na e mbyllin gojën” – Trump poston nga llogaria e Presidentit pas bllokimit të adresës personale


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u përpoq t’i përgjigjej ndalimit të tij personal në Twitter përmes adresës zyrtare @POTUS, duke këmbëngulur se ai nuk do të ‘heshtte’ para se postimet të pastroheshin menjëherë nga faqja.

Presidenti u fut në llogarinë e tij qeveritare në Twitter të premten, disa orë pasi platforma ndaloi përgjithmonë adresën e tij personale @realDonaldTrump, duke bërë që njerëzit ta kritikonin faqen e mediave sociale për kufizimin e fjalës së lirë, ndërsa promovonte ideologjinë e ‘së majtës radikale’.

“Siç kam thënë për një kohë të gjatë, Twitter ka shkuar gjithnjë e më tej në ndalimin e fjalës së lirë, dhe sonte, punonjësit e Twitter kanë koordinuar me Demokratët dhe të Majtën Radikale në heqjen e llogarisë time nga platforma e tyre, për të heshtur mua dhe 75,000,000 patriotë të mëdhenj që votuan për mua.” – tha Trump në të parën e një serie postimesh, të cilat u dokumentuan nga përdoruesit e rrjetit përpara se të ndaloheshin rreth tre minuta pasi u publikuan.

“Ne nuk do të heshtim! Twitter nuk ka të bëjë me fjalën e lirë. Të gjitha kanë të bëjnë me promovimin e një platforme radikale të majtë ku disa nga njerëzit më të egër në botë lejohen të flasin lirshëm.” – shkroi Trump.

Më herët Facebook e Instagram kanë pezulluar llogaritë e Trump për një periudhë të pacaktiar pas sulmit që ndodhi në Capitol Holl.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *