Vendosni fjalën kyçe....

Pas Nasip Naços, një tjetër ish-zyrtar i LSI-së i bashkohet PS-së

Një tjetër ish-zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim i është bashkuar Partisë Socialiste.

Bëhet fjalë për ish-drejtorin e portit të Durrësit dhe ish-drejtorin e Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani.

Kjo lëvizje vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Ky është vetëm rasti më i fundit, pasi pak ditë më parë ish-deputeti dhe ish-ministri i LSI-së Nasip Naço e la këtë forcë politike për PS-në.

Naço u shfaq krah Blendi Klosit në një takim në Berat, ku thaa se kishte vendosur t’i bashkohej të majtës progressive.

Më parë edhe ish-ministri Lefter Koka i është bashkuar PS-së pas ndarjes nga LSI-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *