Prej disa ditësh tashmë, vendi ynë është përfshirë reshje të dendura të cilat kanë sjellë dhe përmbytje apo problem me qarkullimin në disa zona.
Pavarësisht reshjeve intensive, ka patur një lehtësim që çoi në ulje të nivelit të ujit në lumin Vjosë dhe Drin.
Mirëpo në zonën e Fushë-Krujës, në fshatin Murqinë ka patur rritje të nivelit të ujit të lumit Ishëm, i cili ka dalë nga shtrati.
Janë dhjetra hektarë nën ujë dhe rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji, ku në disa prej tyre ka hyrë brenda.
Një prej banorëve të zonës ka folur për “Report TV”, duke u shprehur se pavarësisht se kjo është një situatë e përsëritur, përsëri uk janë marrë masa e madje as nuk është dëmshpërblyer nga dëmet e pësuara nga përmbytja e fundit.
“Nuk ka asnjë lloj pastrimi kanalesh. Niveli i ujit është rritur. Nuk na kanë dëmshpërblime, ndoshta na kanë sjellë por unë nuk kam marrë gjë” – tha një banor.
IGJEUM ka paralajmëruar se të paktën deri më 11 janar do të ketë reshje intensive të shiut.