Restoranti luksos i Nusretit në Dubai ka hequr nga Intagrami ku shihej teksa darkonin biznesmeni Samir Mane dhe Arben Ahmetaj së bashku me Arbian Maznikun dhe ministren Belinda Balluku.
Videoja bëri xhiron e rrjetit në Shqipëri vetëm disa çaste pasi faqja Nusret në Instagram postoi story-in nga darka.
Duket se pas shpërndarjes në mediumin shqiptar ka detyruar dikë që kujdeset për imazhin mes socialistëve të ketë raportuar postimin për thyerje të privatësisë.
Restoranti i Nusret në Dubai është një nga më luksozët ku nuk mungojnë personazhe të famshëm që darkojnë në të dhe nuk mund të mungonin as ministrat dhe eksponentët e shumicës socialiste dhe biznesmeni Samir Mane.