Moti i keq ka sjellë probleme edhe në zonën e Gramshit ku ka patur rrëshqitje të dherave.
Fotot e mëposhtme janë realizuar sot në fshatin Bërsnik në Gramsh, ku rruga është bllokuar nga shembja e dherave.
Sikurse shihet në foto, në rrugë kanë dalë vetë banorët e zonës për ta zhbllokuar me mjete rrethanore.
Rrëshqitje të dherave mbrëmjen e kaluar ka patur edhe në Klos e Mirditë.