Vendosni fjalën kyçe....

Vërshimet e furishme të lumit shembin urën e fshatit Kalivaç


Rreshjet e dendura të shiut të cilat kanë shtuar prurjet e lumenjve në vend kanë sjellë edhe dëme në urat lidhëse.

Nga prurjet e furishme, ura e fshatit Kalivaç në Ungrej të Lezhës është shembur.

Shembja e kësaj ure ka sjellë bllokimin e banorëve të fshatrave Kaliva, Gjobardhin, Zimaj duke shkuar deri në Kaftall të Pukës, një zonë ku banojnë rreth 150 familje.

Zona me rrezik janë ato ku vijojnë rrëshqitjet e dheut si në Torovice, në lagjen Varosh të qytetit te Lezhës dhe në fshatrat Fan e Jezull të Mirditës ku janë evakuuar disa familje.

Në të gjitha zonat perëndimore, nga jugu në Sarandë, Vlorë, dhe deri në veri, si në Lezhë dhe Shkodër, raportohen probleme me përmbytjet dhe dëme në infrastrukturë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *