Tetë persona kanë humbur jetën në vend 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.
Në njoftimin zyrtar thuhet se nga 2997 testime të kryera janë gjetur 526 raste të reja me koronavirusin e ri.
Viktimat janë 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Cerriku, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Hasi, të moshave 72-86 vjeç.
Në katër spitalet covid në Tiranë janë shtruar 274 pacientë nga të cilët 23 janë në terapi intensive me 3 të intubuar.