Prodhuesi i makinave koreano-jugore Hyundai dhe gjiganti i teknologjisë amerikane Apple së shpejti mund të finalizojnë marrëveshjen e tyre të përfolur për makina elektrike autonome, me automjetet që pritet të dalin nga linja e prodhimit brenda tre vjetësh, sipas një raporti të medias lokale.
Palët po bisedojnë prej kohësh e pritet t’i përmbyllin ato me një marrëveshje në mars 2021, njoftoi të dielën gazeta lokale, Korea IT News, duke cituar burime të kompanisë së automjeteve.
Media thotë se makinat do të prodhohen në një fabrikë në SHBA, të Kia Motors, e lidhur me Hyundai. Ata planifikojnë të prodhojnë rreth 100,000 automjete në 2024 – tre vjet më herët sesa sugjerohet në raportet e mëparshme.
Lajmi mbi lidhjen e mundshme me Apple i ‘fluturuan’ aksionet e Hyundai. Aksionet e saj u rritën rreth 20 për qind në fundjavë, duke i shtuar rreth 8 miliardë dollarë vlerës në treg të kompanisë, ndërsa ato në filialin e saj, Kia Motors, prodhuesi i dytë më i madh i makinave në Korenë e Jugut, u rrit me mbi tetë për qind.