Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot në Shkodër ku është takuar me banorët e zonave të përmbytura.
Ai i ka kërkuar qeverisë që të lërë mënjanë propagandën por të marrë masa për menaxhimin e situatës.
“Nuk është koha për të bërë politikë, por një menaxhim i gjendjes mund të kishte parandaluar dëmet ekonomike. Por situata po precipiton me shpejtësi, ndaj i takon qeverisë të lërë mënjanë propagandën dhe ti shtrohet punës për të marrë masat që i takon. Është detyrë e saj të marrë çdo masë.
Natyrisht Partia Demokratike do bëjë gjithçka. Unë do të bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar banorët e Shkodrës dhe të gjithë Ultërsirës Perëndimore që ndodhen në këtë gjendje.
Njerëzit tanë ndodhen në terren, që në orët e para të mëngjesit pranë familjeve dhe pranë komuniteteve të goditura.”– deklaroi Basha.