Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha, që të dy këtë të dielë kanë vendosur të shkojnë në Shkodër për të parë nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet.
Siç ka bërë me dije PD-ja, Basha ka takuar banorët e zonave të përmbytura nga reshjet masive të ditëve të fundit.
Ndërsa pas tij, edhe kryeministria njoftoi se kryeministri Rama do të ishte sot në Shkodër, një ndër qarqet më problematike nga përmbytjet.
Deri më tani, në Shkodër ndodhen nën pushtetin e ujit 1959 hektarë tokë, ndërsa fshati Obot është i bllokuar pas reshjeve intensive që kanë vijuar pandërprerje në ditët e fundit.