Bashkia e Shkodrës ka dhënë hollësi lidhur me situatën për sa i përket përmbytjeve.
Shkodra është një nga zonat më të goditura nga shirat e dendur të ditëve të fundit.
Sipas njoftimit të bashkisë, sipërfaqja e përgjithshme e tokës së përmbytur është 1685 hektarë.
Në disa zona ka pasur bllokim rrugësh e rrëshqitje dheu ndërsa janë përcaktuar vendet e strehimit për banorët e gjënë e gjallë në rast përkqësimi të situatës.
Njoftimi
“Bashkia Shkodër duke parë situatën që po përkeqësohet ka bërë lajmërimin e hershëm për banorët që rrezikohen nga përmbytja që të marrin masa për sigurimin e gjësë së gjallë, prodhimeve bujqësore, mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme që mund të dëmtohen.
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 10.01.2021,ora 16.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 16.00, shënon kuotën 6.32m.(Kuota max 6.30 m)
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 16.00, shënon kuotën 8.47 m.(Kuota max 8.70 m)
Hidrometri i lumit Drin në orën 16:00, shënon kuotën 6.95 m. (Kuota max 7.50 m)
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1685 Ha
- Tokë e pakultivuar 503 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 1073 Ha
- Grurë 55 Ha
- Bimë dekorative 50 Ha
- Pemtore 4 Ha
Nj.A. Ana Malit
1.Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
- Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
- UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 200 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 678 Ha
Grurë 20 Ha
Pemtore 2 Ha
Nj.A Dajç
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 660 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat:
Tokë e pakultivuar 255 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 320Ha
Bimë dekorative 50 Ha
Grurë 35 Ha
- UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
- Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .
Nj. A. Guri Zi
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 5 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
Tokë e pakultivuar 5 Ha
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A. Velipojë
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.
Tokë e pakultivuar 10 Ha
Foragjere të dyta, jonxhë 30 Ha
2.Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.
Nj.A.Bërdicë
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
Tokë e pakultivuar 30 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha
- Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethinat
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes
Tokë e pakultivuar 3 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
Pemtore 2 Ha
2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.
Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.
Përsa i përket blegtorisë në Nj.A. e rezikuara nga përmbytjet është evidentuar numri i gjësë së gjallë në këto njësi i cili është: Gjedhë 9700 krerë, të imta 23100 krerë, Derra 5920 krerë, të ndara si më poshtë dhe vendevakuimet në rast emergjence:
Nj.A.Ana Malit– Gjedhë 850 krerë,të imta 900 krerë, derra 120 krere,
Vend dislokimet e mundshme: ish-Reparti Ushtarak Oblikë kodër,Stallat e kompleksit Dibra, Stallat e ish-kooperativës Velinaj.
Nj.A. Rrethina-Qytet livade –Rreth Gjedh 1400 krerë,Të imta 3200 krerë, derra 500 krere.
Vend dislokimet e mundshme: Tregu i bagëtive, Kapanonet e Fermentim Duhanit.
Nj.A. Dajç- Gjedhë 2450 krerë, të imta 3000 krerë, derra 1400 krere,
Vend dislokimet e mundshme: Stallat e ish-grumbullimit Bërdicë, Stallat e ish-zooteknikës Bërdicë, ish-reparti ushtarak Bërdicë.
Nj.A. Bërdicë- gjedhë 2000 krerë, të imta 3000 krerë, derra 800 krere,
Vend dislokimet e mundshme: së bashku me Dajçin.
Nj.A. Guri Zi-gjedhë 1300 krerë,të imta 5000 krerë,derra 1400 krere,
Vend dislokimet e mundshme:ish-reparti ushtarak Rrenc.
Nj.A. Velipojë- gjedhë 1700 krerë, të imta 8000 krerë, derra 1700 krere,
Vend dislokimi i mundshëm ish-stallat e kompleksit Reç i Ri, ish-stallat e kooperatives Sektor Velipojë.
Janë hartuar listat e fermereve të cilët mbarshtrojnë blegtori, për të gjitha fshatrat e Njësive Administrative të prekura nga përmbytjet e deritanishme, si dhe ato që rrezikojnë. Këto lista përmbajnë emër mbiemër, sasinë e gjësë së gjallë si dhe llojin e tyre. Eshtë bërë përllogaritja e nevojave ushqimore për çdo situatë të agravuar sipas Njësive Administrative dhe fshatrave. Gjithashtu është llogaritur sasia e nevojshme e bazës ushqimore të blegtorisë për çdo fermer, duke parashikuar nevojat ditore të tyre.”