Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me situatën epidemiologjike.
Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orët e fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 253 persona dhe kanë humbur jetën 2 të tjerë.
Kështu ka një rënie në krahasim me një ditë më parë, kur u regjistruan 7 vdekje dhe 259 raste të reja me virusin.
Sipas ISHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Podujevë 31 raste, Mitrovicë 23 raste, Vushtrri 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Viti 11 raste, Gjilan 10 raste, Ferizaj 8 raste, Lipjan 8 raste, Malishevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Skenderaj 5 raste, Kaçanik 3 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Drenas, Gjakovë, Kamenicë, Prizren dhe Shtërpcë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç).
Ndërkohë numri total i infektimeve ka shkuar 53,776 dhe numri i viktimave ka shkuar në 1,377 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë.