Vendosni fjalën kyçe....

Braçe ngre alarmin: Banorët e fshatrave buzë Shkumbinit të largohen tani nga banesat


Zv.kryeministri Erion Braçe ka paralajmëruar banorët e fshatrave që preken nga rrjedha e lumit Shkumbin që të largohen nga banesat pasi do të ketë përmbytje.

Përmes një postimi në Facebook, Braçe shprehet se prurjet në këtë lumë po dyfishohen dhe ndaj banorët duhet menjëherë të largojnë bagëtitë dhe mjetet e tjera nga tokat e tyre.

“Shkumbini po sjell rrezik!

Prurjet e lumit Shkumbin prej mëngjesit të sotëm janë rritur me shumëfish deri në 800 metër kub ujë në sekondë!

Çdo banor i Tërbufit nga Çerma e sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, të largohet vetë e të largojë bagëti, mjete e cka tjetër nga tokat nga buza e lumit në argjinaturë!

Tani!

I njëjti lajmërim vlen për të gjithë banorët e fshatrave buzë Shkumbinit nga Papri në Peqin, Rrogozhinë!

Edhe një herë;

Hiqni çdo gjë nga toka buzë lumit deri në argjinaturë tani!”- shkruan Braçe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *