Ndahet nga jeta për shkak të Covid-19, mjeku personal i Papa Françeskut, Fabrizio Soccorsi.
Mjeku 78-vjeçar ishte shtruar në spital për një problem onkologjik, por infektimi me Covid i mori jetën.
“Profesor Fabrizio Soccorsi, i cili që nga 8 gushti 2015 kishte shërbyer si mjek personal i Papës, vdiq pak pas orës 6:30 sot, e shtunë 9 janar, në poliklinikën Agostino Gemelli, ku ai ishte shtruar në spital që nga 26 dhjetori për një patologji onkologjike.” – shkruan Osservatore Romano.
Vdekja ndodhi “si rezultat i ndërlikimeve të mushkërive të shkaktuara nga Covid-19”.
Lindur më 2 shkurt të vitit 1942 në Romë, Soccorsi u diplomua për mjekësi dhe kirurgji në Universitetin La Sapienza në vitin 1968.
Ai punoi si mjek dhe si profesor duke dhënë lëndën e imunologjisë.
Në qershor të 2017-ës, Fabrizio mori një goditje të fortë pasi humbi vajzën e tij Cristiana, e cila vuajti gjatë nga një sëmundje e pashërueshme.