Vendosni fjalën kyçe....

Gomonia me klandestinë në Vlorë/ Arrestohet një prej të dyshuarve, i strehoi sirianët në hotel


Policia thotë se ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar lidhur me transportin e migrantëve ilegalë nga vendet e treta.

Një 63-vjecar është vënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi akuzohet se ka strehuar në hotelin e tij klandestinët, që u kapën ditën e djeshme, teksa po iknin me gomone drejt Italisë.

Po ashtu policia thotë se ka gjetur në hotel dhe nëntë klandestinë të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacionit të përbashkët të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta, në grykëderdhjen e lumit Vjosë.

Vihet në pranga një nga autorët e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për hetimin e Trafiqeve dhe Narkotiëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 63 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas ka strehuar në ambientet e hotelit në pronësi të tij, migrantët e evakuuar gjatë operacionit të djeshëm.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e hotelit janë gjetur të strehuar dhe 9 klandestinë të tjerë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe gjetjen e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuar Prokurorisë, për veprën penale ”Dhënie Ndihmë për Kalim të Paligjshëm Kufiri” e kryer ne bashkepunim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *