Vendosni fjalën kyçe....

Graham Norton: Eurovisioni do të realizohet se s’bën këtë vit


Në 2020-tën Festivali i Këngës në “Eurovision” u anulua dhe përfaqësuesja e Shqipërisë Arilena Ara nuk mundi dot të garonte për çmimin e madh.

Mirëpo këtë vit pavarësisht pandemisë, duket se Eurovision do të realizohet. Moderatori Graham Norton, i cili mbulon në BBC Eurovisionin, ka thënë se festivali do të realizohet se s’bën këtë vit.

“Do të ketë patjetër një Eurovision … Elementi i konkurrencës do të ndodhë.”– tha ai.

Organizatorët e konkursit i thanë BBC-së: “Ne mund të konfirmojmë se Konkursi i Këngës Eurovision do të zhvillohet patjetër këtë vit.”

Por mbase do të ketë shfaqje të regjistruara paraprakisht, nëse artistët nuk mund të udhëtojnë në Roterdam ose duhet të izolohen kur të arrijnë atje.

Edhe nëse shfaqja do të jetë e regjistruar, nuk do të lejohen të bëhen ndërhyrje.

“Regjistrimi do të zhvillohet në kohë reale (siç do të ishte në garë) pa bërë asnjë redaktim në vokal ose në ndonjë pjesë të vetë performancës pas regjistrimit.”– thonë organizatorët.

Konkursi i këtij viti do të zhvillohet në 22 maj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *