Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se nuk është më subjekt i hetimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Në një intevistë të dhënë për Lajmi.net, ish-kryeministri ka thënë se nuk do i duhet të dorëhiqet në rast se zgjidhet president i vendit.
Ai u dorëhoq nga posti i kryeministrit më 19 korrik 2020 pasi u ftua nga Gjykata e Hagës, për t’u hetuar me akuzën e krimeve të luftës gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999.
Haradinaj ka pohuar sot nuk është më subjekt hetimi i kësaj gjykate.