Duka dhe Dukesha e Sussex nuk do të kthehen më në mediat sociale pasi pretendojnë janë sulmuar në mënyrë të padrejtë.
Harry dhe Meghan ndaluan së postuari në llogaritë e tyre në Instagram dhe Twitter vitin e kaluar, ndërsa aluduan se ata mund të mos i përdorin më ato.
Dhe tani një burim i afërt me ta thotë për “Sunday Times” se ata nuk do t’i përdorin më rrjetet sociale për të promovuar Fondacionin e tyre të ri “Archewell” dhe se nuk kanë në plan të kthehen.
Harry dhe Meghan fillimisht u zhgënjyen nga mediat sociale pasi morën shumë ‘urrejtje’ në internet gjatë kohës që mbanin detyra mbretërore, por edhe pasi vendosën të hiqnin dorë dhe u zhvendosën në SHBA kanë vijuar të marrin mjaft komente negative. Ata janë kritikuar për projektet që kanë nisur me Netflix dhe Spotify.
Në postimin e tyre të fundit në muajin mars, çifti shkroi: “Siç mund ta ndiejmë të gjithë, bota në këtë moment duket jashtëzakonisht e brishtë. Megjithatë ne jemi të sigurt se çdo qenie njerëzore ka potencialin dhe mundësinë për të bërë një ndryshim”.