Vendosni fjalën kyçe....

Hipokrizia e Bill Gates – Na bën moral për ndryshimet klimatike por vetë do të blejë kompaninë më të madhe të avionëve privatë


Bill Gates po akuzohet për hipokrizi pasi ka hyrë në një garë për të blerë operatorin më të madh në botë të avionëve private. Kjo vetëm një muaj para se të nxjerrë në shitje librin e tij më të ri ku predikon për ndryshimet klimatike.

Sipas “Daily Mail”, kompania e tij “Cascade Investment” bëri një ofertë prej 4.3 miliardë dollarësh për kompaninë britanike të shërbimit të avionëve “Signature Aviation” të premten.

Kompania Cascade e Gates i ka aktualisht 19 përqind të aksioneve në “Signature” duke e bërë atë favorite për të fituar garën për blerjen e kompanisë së avionëve.

Kjo vjen vetëm një muaj para se Gates të nxjerrë në treg librin e tij të promovuar aq shumë me titull: “Si të Shmangni një Katastrofë Klimatike: Zgjidhjet që Kemi dhe Përparimet që Na Duhen”.

Në këtë libër ai përcakton planet e tij se si bota mund të arrijë në zero emetime të gazeve serë në kohë, për të parandaluar një krizë klimatike.

Po ashtu vetëm pak muaj më parë ai publikoi një shkrim ku ligjëronte se ndryshimi i klimës ‘mund të ishte më i keq’ se pandemia e koronavirusit.

“Signature Aviation” merret me 1.6 milion fluturime private çdo vit. Dhe çdo fluturim i vetëm me avion privat lëshon deri në 40 herë më shumë karbon për pasagjer, sesa një fluturim i rregullt komercial. Kjo sipas një raporti të vitit 2019 nga firma e aviacionit Honeyëell Aerospace.

“Çfarë lidhje ka ndryshimi i klimës me fluturimet me avionë privatë? Pyesni Billin.”– ironizon një komentues në rrjet, aktet më të fundit të Bill Gates.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *