Hidrocentralet e mëdha mbi kaskadën e Drinit vazhdojnë prodhimin e energjisë elektrike pa ndërprerje, ndërsa reshjet e shiut vijojnë me intensitet prej disa ditësh tashmë.
Korporata Energjetike Shqiptare (KESH), ka dhënë informacione mbi shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës dhe Komanit, duke këmbëngulur se nuk ndikojnë në zonat e nën Shkodrës.
Njoftimi i KESH-it:
PËRDITËSIM I SITUATËS
👉 Korporata Elektroenergjitike vijon orë pas ore të monitorojë nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin.
✅ Situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqeneve aktualisht (9:00) paraqitet si më poshtë:
Fierza 282.71 m
Koman 172.82m
Vau i Dejës 75.02 m
👉 Prodhimi vijon te jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 1920 m3/s.
👉 Shkarkimet nga vetëm njëra portë e HEC Vau i Dejës arrijnë në 700m3/s ndërsa në HEC Koman 200 m3/s. Kjo sasi shkarkimesh nuk ka impakt në nivelin e ujërave në kanalin e shkarkimit si dhe në zonat e nën Shkodrës.