Vendosni fjalën kyçe....

Kosova siguron 1.2 milionë vaksina anti-Covid


Ministri i Shëndetësisë në Kosovë ka pohuar se deri tani janë siguruar rreth 1.2 milioë vaksina anti-covid.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Zemaj, shton se deri në mbërritjen e tyre qytetarët duhet të zbatojnë me rigorozitet masat në mënyrë që të mos shtojnë presionin ndaj spitaleve.

“Qytetarë të nderuar, respektoni masat anti Covid! Përderisa të gjitha shtetet evropiane janë duke u përballur me numër të madh të pacientëve të infektuar me Covid 19, vendi ynë suksesshëm po vazhdon ta menaxhojë situatën epidemiologjike në vend. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm që keni pasur me institucionet e vendit, për respektim të masave anti Covid, ju ftoj që edhe më tej të vazhdojmë bashkë luftën kundër Covid 19. Jam përpjekur maksimalisht që kuadrit profesional dhe shumë të përkushtuar, t’i shtohen 1.500 specializantë, punësimin e të gjithë mjekëve të papunë, si dhe shtimin e personelit shëndetësor për 608 punonjës. Edhe një herë ju siguroj qytetarë të vendit tim që tashmë kemi siguruar 1,220,000 vaksina anti Covid. Deri në arritjen e vaksinave anti Covid, të vazhdojmë t’i respektojmë masat, të mos i ngarkojmë institucionet shëndetësore dhe të gjithë të hospitalizuarit  jo vetëm me Covid por edhe për nevojat dhe shërbimet tjera shëndetësore.” – shkruan ndër të tjera Zemaj.

Kosova raporton 2 viktima 24 orët e fundit lidhur me Covid-19, duke parë një ulje të rasteve me koronavirus.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *