Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi viziton tokat e përmbytura në Laç: Qenka bërë qameti


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vizituar sot banorët në tokat bujqësore të përmbytura të Laçit.

Atje ajo bisedoi me një fermer, i cili u ankua se përmbytja kishte ardhur si pasojë e hapjes së portave në mënyrë të pakontrolluar nga hidrocentralet gjatë këtyre ditëve me shi, ndërkohë që kjo duhej të ishte bërë më përpara.

Kryemadhi thotë se gjithë këtë situatë e ka sjellë mungesa e seriozitetit nga shteti, si dhe mungesa e ndihmave.

Fermeri i cili kishte vite që kishte bërë një investim serioz në këtë zonë në vreshtari, shpjegoi për zonjën Kryemadhi dëmet që i ka shkaktuar uji.

BISEDA:

Fermeri: Ata i hapin portat pa kriter. I hapin vetëm kur kalon mbi argjinaturë uji për të mbrojtur veten dhe na mbysin neve këtej.

Këtu kemi lumin e Matit, punë 200 metrash. Dhe të gjithë prurjet vijnë nga hidrocentralet. Po ti kishin hapur para tre ditësh dhe hapja të ishte e kontrolluar, nuk do ishim mbytur ne kurrë këtu.

Kryemadhi: Ka një problem me thënë të drejtën. Metereologët kanë disa ditë, për të mos thënë javë që thonë se do ketë shira të mëdha. Për të bërë koordinimin që hidrocentralet të hapin më parë portat që mos vijë në këtë situatë. Mungesa e seriozitetit ka sjellë këtë situatë. Ndihmesat nga shteti kanë qenë zero.

Fermeri: Unë nuk jam anonim këtu. Jam i regjistruar. Numri im është public. Duke ditur se këtu ka një fermë duhet të njoftojnë. Këmi mbet vetëm të marrim ato lecka që kanë mbetur pa lagur. S’mund ta shtyjmë më.

Kryemadhi: Është e vërtetë, që ti thua se s’jam njeri anonim, dhe kujdesi nuk është vetëm për ty që je taksapagues dhe i përgjigjesh shtetit, mban njerëz në punë…

Fermeri:Këtu në fermën time kanë ardhur të gjithë ministrat e bujqësisë që kanë kaluar. Pa dallim flamuri. Edhe krenohen me punën time. Tani unë s’kam më financa të mbaj punëtorët. Edhe investimi im. Na është bërë e mërzitshme edhe jeta, kur sheh këtë investim edhe del kështu. Kam bërë një serë me vreshtë rrushi, 1 hektar, rrush pa fara, me teknologji të avancuar, më ka shkuar mbi 40 eca mijë euro, dhe më është shkatërruar, aty ka mbi 60 mm ujë.

I kërkova Panaritit një eskavator, për një argjinaturë, dhe është bërë në fakt një e tillë 400 metra. Nuk ia harroj se më ka ndihmuar. Lumi kur vjen shkatërron gjithçka, duhet parë gërryerja e lumit duhet bërë me kriter.

Kryemadhi: E njëjta gjë ndodhi edhe me tërmetin.

Fermeri: Këtu s’është puna vjen apo s’vjen kush. Duhet një studim.

Kryemadhi: 30 vjet s’po bëhet studim, faj kemi dhe ne që për stabilizimin mbyllim sytë. Duhet të ndryshojmë mënyrën e të bërit politikë, por edhe përuljes ndaj njerëzve.

Fermeri: S’mund të vazhdohet kështu.

Kryemadhi: Jo, kështu rrënohet. Qenka bërë qamet, qamet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *