Vendosni fjalën kyçe....

LSI nxjerr kronikën e televizionit turk: 150 punëtorë nga Turqia mbahen pa paga në Shijak


Lëvizja Socialiste për Integrim në Durrës ka publikuar një kronikë të një televizioni turk, ku thuhet se 150 punëtorë nga Turqia po qëndrojnë prej disa muajsh pa paga në zonën e Shijakut.

LSI thotë se Rilindja përveçse mashtron shqiptarët, mashtron edhe të huajt.

Punëtorët turq kanë ardhur pas një marrëveshje për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti, mirëpo sipas LSI-së ata janë pa asnjë dokument që konfirmon lejen për të punuar apo siguracion.

Për këtë arsye konsullata turke nuk i jep zgjidhje problemit të tyre.

DENONCIMI I LSI-së: 

SKANDAL/ 150 punëtorë turq të viktimizuar në Shijak.

Skandal shtetëror dhe skandal abuziv me rindërtimin.

“150 punëtorë turq janë viktima në Shqipëri”, raporton media turke, një ngjarje kjo e denoncuar edhe nga banorë të Shijakut në qarkun e Durrësit.

150 punëtorë turq të ngujuar në Shijak presin pagat për 3/4 muaj punë të papaguar.

Punëtorë të ardhur nga Turqia si nënkontraktorë për ndërtimet e banesave të dëmtuara nga tërmeti presin prej muajsh pagat por në këmbim të një pune prej 3 muajsh autoritetet iu ofrojnë vetëm 50 euro, një test COVID, biletën dhe kushte të mjerueshme strehimi.

Shteti nuk ka paguar asgjë pavarësisht lidhjes së kontratës dhe punonjësit kanë mbetur në mes të rrugëve të Shijakut dhe strehohen në kushte çnjerëzore.

Të 150 punëtorët janë pa asnjë dokument leje pune apo siguracion për një proces të tillë për rrjedhojë edhe konsullata turke ngre shpatullat pasi nuk ka si ndërhyn për një proces të paligjshëm për 150 punëtorët turq të papaguar.

Ky është rindërtimi i “rilindjes”.

Ky është shteti i “rilindjes.”

Mashtron shqiptarët, mashtron edhe të huajt.

Shtet i papërgjegjshëm, shkelës i ligjit dhe skllavërues jo vetëm për shqiptarët por edhe shtetasit e huaj.

Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Ministri Ahmetaj, dhe autoritetet përkatëse duhet të japin shpjegime për sa më poshtë:

1- A është transparente kontrata e lidhur me kompaninë Pepa dhe Dimar? Ku është e afishuar si kontratë?

2- Nëse nënkontraktorët janë nga shtete të huaja a kanë detyrimin t’i pajisin me dokumenta specialistët dhe në rast mospagesash kush garanton? Po në rast aksidentesh?

3 – Në kohën kur qindra firma shqiptare janë në sfidën e mbijetesës, dhe papunësia në vend është e madhe, cila është arsyeja që përdoren 150 punonjës të huaj dhe pa dokumente pune? Ka të bëjë me evazion dhe fshehje bilanci pagesash?

Kjo është fytyra e vërtetë e “rilindjes.” Ky është menaxhimi që qeveria po i bën rindërtimit. Kjo është e turpshme dhe çnjerëzore

Mos besoni propagandën e ‘rilindjes.” Fytyra e saj e vërtetë është gënjeshtra, paligjshmëria dhe shfrytëzimi.

Ndaj më 25 prill duhet dhe do t’i japim fund përgjithmonë këtij sekti korruptiv, të turpshëm dhe të papërgjegjshëm.

Bahri Shaqiri

LSI Durrës

#DurresiShtepiaJuaj 🌹

#LSI 🌹


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *