Vendosni fjalën kyçe....

Masakër në Çikago, ekzekuton tre persona e plagos katër të tjerë para se të vritej nga policia


Një person i armatosur shkaktoi masakër në Çikago, SHBA, duke vrarë tre persona e duke plagosur katër të tjerë para se të vritej nga policia.

Jason Nightengale filloi sulmin në South Side të Çikagos të shtunën pasdite. Ai hyri në një garazh parkimi dhe hapi zjarr mbi një student 30-vjeçar të Universitetit të Çikagos, duke e vrarë ndërsa ishte ulur në makinën e tij.

Pak çaste më vonë, sulmuesi 32-vjeçar hyri në një ndërtesë aty pranë, ku ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të një roje sigurie. Gruaja u qëllua në gjoks dhe vdiq në spital pak kohë më vonë.

Personi i tretë në radhë që u sulmua ishte një 77-vjeçare që po merrte postën në hollin e ndërtesës. Ajo mori një plagë me armë në kokë dhe është në një gjendje kritike në spital.

Nga atje, Nightengale u zhvendos në një ndërtesë tjetër, ku ai plagosi një person që e njihte. Ai më pas mori çelësat e makinës së burrit dhe iku me automjetin e tij.

Ai më pas grabiti një dyqan, ku ai qëlloi një 20-vjeçar në kokë dhe një 81-vjeçar në shpinë. 20-vjeçari u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes kurse i moshuari aktualisht është i shtruar në spital në një gjendje kritike.

Rreth një orë më vonë në 5 pasdite, Nightingale qëlloi një vajzë 15-vjeçare që udhëtonte në një makinë me nënën e saj. Adoleshentja është gjithashtu në një gjendje kritike. Nëna e saj nuk u plagos gjatë incidentit.

Pas këtij sulmi, vrasësi u kthye në dyqan dhe hapi zjarr ndaj oficerëve të policisë që hetonin të shtënat e mëparshme.

Ai më pas u arratis në qytetin Evanston, 20 milje në veri të Çikagos, ku për pak kohë mori një grua peng në një restorant të IHOP para se ta qëllonte dhe të ikte në një biznes tjetër.

Autori i dyshuar i sulmit u qëllua për vdekje më pas në një parking nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *