Përveç 3 mijë banorëve në Skrapar, Poliçan e Urës Vajgurore, pa energji elektrike ke mbetur edhe qyteti i Pukës e dy fshatra.
Sipas OSHEE-së, shkak oër këtë është bërë dëmtimi i rrjetit shpërndarës të energjisë në zonë për shkak të erërave të forta e temperaturave të ulëta.
Në njoftim thuhet gjithashtu se probleme janë shfaqur edhe në zonën e Kukësit e Tropojës, ku ka defekte të ndryshme, pjesa dërrmuese e të cilave janë në zonat rurale.
“Ne lidhje me situaten e furnizimit me energji elektrike ne kushtet e motit te keq prej disa ditesh, Operatori i Sistemit te Shperndarjes (OSSH Sh.A), raporton se: Te gjitha linjat 35 kV N/Stacionet si dhe Fiderat 20/10/6 kV qe furnizojne me energji elektrike Hidrovoret jane ne pune ne skeme normale furnizimi me energji elektrike. Fiderat qe furnizojne institucionet e rendesise se vecante si spitalet Covid, ndodhen ne pune ne rregjim normal skeme furnizimi me energji elektrike. Ne lidhje me rrjetin ne teresi, aktualisht brigadat po punojne ne linjen 35kV Fushe Arrez – Puke, demtuar nga pesha e akullit mbi linje.
Ne mbeshtetje kane ardhur njesi nga Tirana, pjese e Drejtorise qendrore Tensioni i Larte. Pa energji elektrike eshte qyteti Puke dhe dy fshatra. Situata e furnizimit me energji elektrike paraqitet tejet normale ne pjesen kryesore te vendit, me 3 fidera te stakuar, nga mbi 1000 qe operojne aktualisht ne rrjet. Problem mbeten zona e Kukesit Tropojes. Rreth 90% e defekteve jane ne zona rurale, kryesisht te thella. OSSH nuk ka ndalur ne asnje moment gatishmerine dhe punen ne terren, edhe pse ka hasur ne shume pengesa, peme te rrezuara ne linja, shtylla te demtuara nga debora, rreshqitje dheu, terrene te veshtira malore etj.” – thuhet në njoftimin e OSHEE-së.