Vendosni fjalën kyçe....

Mediet afër Ramës nevojë për “okulist”? Standardi i dyfishtë mbi lajmet e tavolinave


Videoja e publikuar mbrëmjen e kaluar nga restoranti Nusr-Et në Dubai, ku shihej një pjesë e kabinetit qeveritar së bashku me oligarkun Samir Mane bëri shumë bujë.

Mirëpo disa medie pranë qeverisë nuk e kanë konsideruar të nevojshme ta raportojnë këtë mbledhje të ministrave në Dubai. Edhe pse me herët gjatë ditës publikuan një lajm për një drekë mes presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi. Siç duket tanimë dhe raportimi për darkat dhe drekat e zyrtarëve ka standarde të dyfishta.

Dreka e Metës me Ademin

Pasditen e djeshme qarkulluan foto në rrjet të presidentit Ilir Meta i cili shihej krah kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi duke drekuar.

Meta dhe Ademi u kritikuan pasi ditën e djeshme shumë zona në vend, edhe në Shkodër ku po zhvillohej takimi, ishin para rrezikut të përmbytjeve, ndërsa ata drekonin. E në tavolinë kishin përpara nga një pjatë me perime dhe nga një gotë verë.

Darka në Dubai e ministrave me Samir Manen

Vetëm disa orë më vonë, në rrjet qarkulloi videoja e një pjese të kabinetit qeveritar, të cilët darkonin në një restorant luksoz në Dubai sëbashku me biznesmenin Samir Mane.

Në darkë, shihen Arben Ahmetaj, Arbian Mazniku ku në krye të tavolinës qëndron Samir Mane, Me ta janë edhe Belinda Balluku si dhe Endri Fuga i shoqëruar me të shoqen. Ata po konsumonin mish dhe gjithashtu po pinin verë.

Por nëse media si Shqiptarja.com, Alpe.al, Lexo.al, Dritare.net, Tema të gjitha më herët e raportuan drekën e presidentit Meta me Ademin, nuk bënë të njëjtën gjë me darkën e ministrave me Manen në Dubai. Përkundrazi.

Më vonë vetëm publikuan copy-paste deklaratën që bëri qeveria lidhur me këtë darkë, ku thuhej se ministrat kanë qenë për punë në Dubai dhe se darkën e ka paguar biznesmeni arab. Nga këto Shqiptarja.com dhe Tema as këtë përgënjeshtrim të qeverisë nuk e mbuluan./Hashtag.al

Mbulimi i medieve pranë qeverisë përmes fotosh:

Shqiptarja.com

Gazeta Tema

Lexo.al – Dreka e Metës me Ademin

 

Lexo.al – Justifikimi i qeverisë për darkën në Dubai

Dritare.net – lajmi për drekën e Metës me Ademin

Dritare.net – Justifikimi i qeverisë për darkën në Dubai

AlpeNews – Dreka e Metës me Ademin

AlpeNews – Justifikimi i qeverisë për darkën në Dubai

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *