Gruaja e pikëlluar e një doktori në Florida ka rrëfyer për britanike DailyMail se si burri i saj krejtësisht i shëndetshëm vdiq nga një çrregullim misterioz i gjakut – vetëm disa ditë pasi bëri vaksinën Pfizer Covid-19.
Heidi Neckelmann tha se obstetri Gregory Michael, 56 vjeç – ‘shoku i saj më i mirë’ dhe partneri prej 28 vjetësh – ishte aktiv, i shëndetshëm dhe nuk kishte kushte para-ekzistuese apo ndonjë sëmundje bashkëshoqëruese para se të vaksinohej në 18 dhjetor.
Ai vdiq pak ditë më pas teksa papritmas zhvilloi një sëmundje të rrallë autoimune që bëri që trupi të shkatërrojë trombocitet e tij, fragmente të vogla që ndihmojnë në mpiksjen e gjakut.
Bashkëshortja e tij, 58-vjeçarja Heidi, mendon se vaksina kundër Covid e Pfizer-BioNtech mund të ketë qenë shkaku i tragjedisë së saj dhe kërkoi zbardhjen e ngjarjes.
“Në mendjen time vdekja e tij ishte 100 përqind e lidhur me vaksinën. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër.” – tha ajo për DailyMail.com.
“Ai ishte me shëndet shumë të mirë. Ai nuk pinte duhan, pinte alkool herë pas here, por vetëm shoqërisht. Ai ushtronte sport, bënte kajak, zhytej thellë nën det. Ata e testuan atë për gjithçka, madje edhe për kancerin dhe nuk doli asnjë çregullim.” – shtoi bashkëshorja e mjekut që vdiq pak ditë pas vaksinës.
Pfizer i tha DailyMail se ishte në dijeni të vdekjes ‘tejet të pazakontë’ të Dr. Michael dhe po hetonte më tej.
Sidoqoftë një zëdhënës paralajmëroi: “Ne nuk besojmë që ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me vaksinën.”