Teherani i ka ndaluar ndërmarrjet e huaja për të testuar vaksinat e tyre të koronavirusit mbi iranianët. Të paktën kështu ka thënë Presidenti Hassan Rouhani.
“Kompanitë e huaja donin të na bënin vaksina në mënyrë që të testoheshin tek populli iranian. Por ministria e shëndetësisë e parandaloi atë.”- tha Rouhani për televizionin shtetëror, pa përmendur prodhuesit që u përpoqën të kontaktonin qeverinë në Teheran.
“Njerëzit tanë nuk do të jenë një pajisje testimi për kompanitë e prodhimit të vaksinave.”– ka shtuar ai, citon RT.
Autoritetet iraniane do të blejnë vaksina të huaja, që tashmë janë provuar si “të sigurta” për fushatën e imunizimit, siguroi presidenti iranian.
Rouhani nuk tha se nga do vijnë këto vaksina, por me shumë gjasa jo nga SHBA-ja ose Britania pasi udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei tha të premten se ato ishin “të ndaluara” në vend për shkak të “mosbesimit”.