Apple ka ndjekur hapat e Google duke hequr nga ‘dyqani’ i saj faqen konservatore të mediave sociale ‘Parler’, pasi kjo e fundit nuk iu përgjigj një ultimatumi 24 orësh për të marrë masa ‘të përshtatshme’ për të ‘parandaluar përhapjen e postimeve që nxisin dhunë’.
Ndërsa gjiganti i teknologjisë në pronësi të Alphabet pezulloi Parler nga platforma e tij kryesore e aplikacioneve menjëherë, Apple Inc. lëshoi një ultimatum simbolik të premten, duke i dhënë kompanisë 24 orë për të imponuar policinë e përmbajtjes.
“Parler nuk ka marrë masa të përshtatshme për të adresuar përhapjen e këtyre kërcënimeve për sigurinë e njerëzve. Ne kemi pezulluar Parler nga App Store derisa ata të zgjidhin këto çështje.” – tha Apple në një deklaratë të shkurtër të shtunën në mbrëmje.
“Ne gjithmonë kemi mbështetur pikëpamje të ndryshme duke u përfaqësuar në App Store, por nuk ka vend në platformën tonë për kërcënime të dhunës dhe aktivitetit të paligjshëm.” – vijon deklarata.