Përveç pandemisë, Spanja po përballet me një situatë të vështirë për shkak të borës së dendur dhe Stuhisë Filomena.
Transmetuesi britanik BBC thotë se Madridi duhet të presë akoma më shumë borë pas kësaj stuhie që deri më tani ka marrë jetët e katër njerëzve, ndërsa paralajmëron se këto kushte të vështira të motit do të përhapen në të gjithë Europën, në veçanti në rajonin e Ballkanit.
Pjesë të Evropës Lindore do të shohin rënie të ndjeshme të temperaturave dhe mund të presin reshje dëbore.
Parashikuesi i motit në BBC Chris Fawkes tha: “Do të ketë një borë të madhe që do të hyjë në zonat e Ballkanit. Një tjetër trashësi dëbore 10-20 cm që shtrihet nëpër pjesë të Kroacisë, Bosnjës, në Kosovë, Serbi dhe zonat veriore të Bullgarisë.”
“Bora mund të shkaktojë disa ndërprerje të transportit për këto zona.”- vijon ai.