Rrëshqitja e dheut ka çarë në dysh një banesë në Lezhë.
Ajo i përket Pjetër Ndue Fizit, banues në Sukaxhi, Njësia Administrative Ungrej ndërsa personat që banojnë në të janë larguar prej aty duke u strehuar te të afërmit.
Kryefamiljari ka thënë se nuk ka marrë asnjë ndihmë ndërsa nuk mendon të kthehet sërish aty, shkruan BW.
Lezha e Shkodra janë zonat më të goditura nga shirat e rrëmbyeshëm të ditëve të fundit.
Mijëra hektarë tokë janë nën ujë, ndërkohë që ka ura të prishura e rrugë të bllokuara. Në zonën e Shkodrës e Lezhës ishin sot kryeministri Rama e kreu i PD-së, Basha.
*Video Credit: BW