Templates by BIGtheme NET

Vilat “monument kulture” ikin për shumëkatëshet e Tom Doshit

Nga Titi Seranaj

Grupit të vilave tek rruga e Kavajës, që mbajnë statusin “monument kulture” kat.ll. midis të cilave dhe ish-Radio Tirana, po u vjen fundi.

Trashëgimia kulturore, jo vetëm e pambrojtur nga institucionet tona, por e vënë në shërbim të pasurimit të individëve pranë pushtetit.

Instituti i Monumenteve me në krye kamikazen e trashëgimisë dhe monumenteve Arta Dollanin, i ka hapur rrugë betonizimit të radhës të oligarkut Tom Doshi.

Skema është e njëjtë:

-Instituti nuk i mirëmban.

-pronarët nuk lejohen t’i restaurojnë.

-objekti rrënohet.

-shfaqet banditi që pajiset me leje nga Arta Dollani dhe projekt shumkatësh miratuar nga kryebashkiaku ilegjitim në detyrë, Erion Veliaj.

-Trashëgimia kulturore në duart e krimit.

-Zëri i qytetarëve i shtypur me dhunë.

– Kushtetuta shtrohet si sofrabese për të mbështetur pjatat e Maznikut, herë në Barcelonë e herë në Dubai.

-Ndërsa Kryebanditi Rama na i shet si suksese lëmoshët për restaurimin e xhamisë së Plumbit në Shkodër, që bashkë me Tomën të presin shiritin…

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*