Vendosni fjalën kyçe....

93 milionë lekë gjoba për maskën e shkeljen e kufizimeve covid 24 orët e fundit


1020 persona në mbarë vendin janë ndëshkuar me nga 3 mijë lekë të reja pasi janë kapur pa maskë.

Në njoftimin e policisë thuhet se 14 prej tyre janë shoqëruar në komisariate pasi nuk kanë treguar dokumentin e identifikimit e pas kësaj janë lënë të lirë.

Po kështu 6 subjekte janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë të reja pasi sipas bluve, e ushtronin veprimtarinë në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Ndërkohë 25 persona janë ndëshkuar me nga 10 mijë lekë të reja pasi janë kapur duke lëvizur pas orës 22:00 të mbrëmjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *